Një studio printimi 3D e lindur në Shqipëri
Kthejmë idetë në objekte që mund t'i mbash në dorë — të krijuara me saktësi, të finishuara me kujdes.
CheeseLab është një “farmë” printimi 3D e lindur krejt rastësisht, nga një projekt i organizatës New Vision në bashkëpunim me Ambasadën Amerikane, për promovimin e American Corners në Shqipëri. Aty, disa pajisje të vogla 3D u bënë burim frymëzimi dhe u ngrit një kënd i dedikuar printimi 3D.
Gjatë projektit kuptuam se kjo teknologji mund të zgjidhte shumë nevoja të përditshme — sidomos për produkte që gjenden vështirë në një treg të vogël si Shqipëria. Me dëshirën që kushdo, kudo në vend, të ketë akses në këtë teknologji, lindi CheeseLab.
Sot printojmë me filament, rrëshirë dhe materiale të tjera, duke ofruar produkte dhe shërbime të personalizuara nga koncepti dhe dizajni te printimi dhe finitura. Përvoja jonë nuk është vetëm teknike — është krijuese.
Në një kohë të shkurtër kemi ndërtuar një rrjet të gjerë bashkëpunimesh me biznese vendase e ndërkombëtare, me synimin që produktet e bëra në Shqipëri të kenë vlerë edhe në tregje më të mëdha.
Eksploro
Lindur nga inovacioni
Nisi nga një bashkëpunim me Ambasadën Amerikane, duke sjellë teknologji 3D në Shqipëri.
Lokal & ndërkombëtar
Një rrjet në rritje bashkëpunimesh, që i jep vlerë globale produkteve shqiptare.
Krijues & teknik
Ndërthurim materiale dhe procese për zgjidhje unike, nga fillimi në fund.
I lidhur me komunitetin
Një ekip i ri, aktiv në komunitet, gjithmonë duke shtyrë kufijtë e 3D-së.
“ADN-ja jonë është thellësisht e lidhur me vendin nga nisëm: një ekip i ri, aktiv në komunitet, i frymëzuar nga bota e 3D-së dhe gjithmonë gati të shtyjë kufijtë.”