Zgjidhje të plota printimi 3D
Nga koncepti te krijimi — të përshtatura për individë, biznese dhe partnerë.
Dekorime & Aksesorë të Personalizuar
Punime funksionale dhe dekorative, të personalizuara për hapësirën, dhuratat dhe momentet tuaja.
- Dekor funksional — organizues tavoline, mbajtëse telefoni, objekte praktike
- Dhurata, suvenire & miniatura — magnete, objekte simbolike, dhurata të personalizuara
- Dekor ambienti & artistik — figura për shtëpi, zyrë ose evente
Zgjidhje për Biznesin Tuaj
Bëje brandin tënd të prekshëm dhe operacionet më të lehta me zgjidhje 3D me porosi.
- Logo fizike & brand 3D — logo, shkronja vëllimore, identitet vizual
- Pajisje promocionale — mbajtëse, elemente ekspozimi, dhurata të brenduara
- Komponentë funksionalë — pjesë me porosi për nevoja specifike
Dizajn 3D & Konsulencë Teknike
Kthe idetë, skicat dhe referencat në modele 3D të pastra e gati për printim — me udhëzim ekspertësh.
- Ndërtim modeli 3D — nga ide, skica ose referenca
- Konsulencë teknike — optimizim i dizajnit, materialit dhe metodës
Partner Printimi për Projektin Tuaj
Një farmë e besueshme printimi për individë, dizajnerë dhe kompani — ti dërgon modelin, ne dorëzojmë pjesët.
- Për individë, dizajnerë dhe kompani
- Afate të shpejta dhe rezultate të besueshme për modelet tuaja
Si funksionon
Nga mesazhi i parë te objekti i finishuar — një rrugë e thjeshtë dhe transparente.
Trego idenë
Dërgo një foto, skicë, model ose thjesht një përshkrim. Të themi çfarë është e mundur.
Ofertë & dizajn
Konfirmojmë materialet, përmasat dhe çmimin, dhe përgatisim ose përmirësojmë modelin 3D.
Printim & finiturë
Printojmë me filament ose rrëshirë dhe finishojmë çdo punim me dorë për një rezultat premium.
Dorëzimi
Merre në Tiranë ose dërgojua kudo në Shqipëri.